Një person është arrestuar në fshatin Dollc të Klinës, pasi që i njëjti për t’u shmangur një tikete në kundërvajtje trafiku, u ka ofruar zyrtarëve policor një monedhë prej 50 eurove.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.