Telegrafi

Tenton të vrasë burrin e motrës, arrestohet 36-vjeçari

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 36-vjeçari Fitim Bakaj pasi akuzohet se tentoi të vrasë me armë zjarri burrin e motrës, transmeton Shekulli.

Sipas policisë, Bakaj ka shkuar i armatosur në lokalin e kunatit të tij, me inicialet K.H, dhe po kërcënonte për ta vrarë, por falë ndërhyrjes së policisë u bë i mundur arrestimi i tij dhe parandalimi i vrasjes.

Sipas policisë, 36-vjeçari kishte konflikte familjare me kunatin e tij dhe për këtë arsye ka marrë një armë zjarri pushkë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale të “vrasjes mbetur në tentativë” si dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”. /Telegrafi/