Telegrafi

Tenton të vjedhë dy shtetas hungarez, kosovari arrestohet në Milot

Policia shqiptare njofton se ka arrestuar një 46 vjeçar nga Mitrovica, pasi ka tentuar të vjedh dy shtetas hungarez në Milot.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Komisariati i Policisë Kurbin, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme (e mërkurë) në Milot.

Shtetasi i Kosovës ka tentuar të vjedhë veturën e dy hungarezëve, derisa ata ishin në market për të blerë.

Por, pasi skenari nuk i ka ecur, ai ka marrë çantën që ishte në veturë dhe ka tentuar të ikën.

Edhe kjo vjedhje i ka mbetur në tentativë, pasi ai është kapur menjëherë dhe është dërguar në polici.

Njoftimi i policisë shqiptare

Tenton të vjedhë 2 shtetas hungarez, kapet dhe arrestohet menjëherë nga policia

Dje rreth orës 09:00, shtetasit G.B. dhe E.B., banues në Hungari, kanë ndaluar me mjetin e tyre, në Milot, duke dalur nga makina për të blerë.

Në momentin kur ata ishin duke blerë, tek mjeti i tyre është afruar një shtetas me qëllim për të vjedhur makinën e të largohej.

Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Pas verifikimeve hetimore, autori i dyshuar, u identifikua me gjeneralitetet L.H., 46 vjeç, banues në Mitrovicë – Kosovë.
Arrestimi u bë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë’ parashikuar nga neni 134-22 i Kodit Penal./Telegrafi/