24 vjeçarja A.S., ka tentuar t’i jap fund jetës, të dielën rreth orës 16:00.
Telegrafi mëson se familjarët menjëherë e kanë thirrur emergjencën, të cilën e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Mësohet se 24 vjeçarja, gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Telegrafi ka tentuat të flasë më zëdhënësin e policisë për rajonin e Prizrenit, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Ndryshe, numri i vetëvrasjeve në Kosovë muajve të fundit është shpeshtuar.
Statistikat e Policisë së Kosovës thonë se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë regjistruar katër vetëvrasje.