Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një të dyshuar në Aeroportin e Prishtinës, pasi i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Kosovës në të cilën kishte vizë franceze, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.