Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar një rast të bartjes së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.
Shërbimet e policisë gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në Durrës.
”Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20,000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/