Jason George ka një pasion të madh për tatuazhet, e po ashtu edhe për kompani të mëdha botërore.
Artisti 23-vjeçar, që tatuazhin e parë e ka bërë disa vite më parë, e ka kthyer këtë në hobi që nuk mendon ta ndalojë, transmeton Telegrafi.
Me tatuazhet e tij, djaloshi nga Mumbai i Indisë kërkon të ketë rekordin specifik në Librin e Rekordeve të Ginisit.
Prej Puma te D&G, e prej Coca-Cola tek Subway, George dëshiron të ketë rekordin për më së shumti logo të kompanive të vendosura në trup. /Telegrafi/