Site icon Telegrafi

Tenton të rrëmben foshnjën në karrocë, sigurimi i lokalit e vëren dhe e ndalë të dyshuarën – kamerat e sigurisë kapin këtë moment

Një grua është munduar të largohet nga një dyqan në Spanjë me një foshnje, të cilën për pak sekonda e kishte lënë të vetmuar e ëma e saj.

Për fat të mirë ishte pjesëtari i sigurimit të lokalit që e vërejti gruan duke u larguar me foshnjën në karrocë, transmeton Telegrafi.

E dyshuara i afrohet djalit të vogël në Roquetas de Mar, dhe pas një “bisede” tenton të largohet me të nga lokali.

Ajo madje e shtyn karrocën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, por sigurimi e ndal dhe i kërkon që të mos lëviz derisa shfaq e ëma e vogëlushit.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes e dyshuara është arrestuar nga policia, që më pas e dërguan në spitalin psikiatrik për t’iu nënshtruar disa testeve që do ta përcaktonin gjendjen e saj mendore. /Telegrafi/

Exit mobile version