Një person pasi ka tentuar të kryej vjedhje në një lokal, është identifikuar nga policia, mirëpo gjatë arrestimit ai ka rezistuar dhe i ka sulmuar dy zyrtarët policor dhe një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 04:30 në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, tri viktimat kanë pranuar trajtim mjekësorë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person ka tentuar të kryej vjedhje në lokalin e tij. Pas identifikimit dhe gjatë arrestimit i dyshuari mashkull kosovar duke rezistuar i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë dhe viktimën tjetër mashkull kosovar. Tri viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/