Telegrafi

Tenton të kapërcej rrethojën mbrojtëse dhe të hidhet nga ura, rusen e shpëtojnë bashkëmoshatarët – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Një grup i nxënësve të shkollës së mesme që po ecnin nëpër një urë në qytetin rus Krasnodarsk, kanë arritur t’ia shpëtojnë jetën një vajze 17-vjeçare, e cila në mënyrë të befasishme vendosi të ngjitet në rrethojën mbrojtëse dhe të hidhet nga ura.

Dyshohet se ky rast ka lidhje me një sfidë të adoleshentëve në Rusi që ka të bëjë me TikTok, ku shumë raste së fundmi janë raportuar se kanë përfunduar me fatalitet, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur vajza ngjitet në rrethojë, e një prej nxënësve të shkollës arrin t’ia kap njërën këmbë derisa tjerët vrapojnë për ta zbritur nga rrethoja e urës.

E për shkak të këtij veprimi vajza ka përfunduar në spital, e pritet që hetimet të zbulojnë shkakun që e çoi te tentimi i hedhjes nga ura. /Telegrafi/