Një motoçiklist do ta mbajë në mend tërë jetën përvojën e tmerrshme që pati këto ditë, kur tentoi të kalojë shinat e trenit – duke mos u treguar aspak i vëmendshëm, pasi që me shpejtësi të madhe në drejtim të tij po vinte një tren.
Kamerat e sigurisë në Mumbai të Indisë, kanë kapur momentin rrëqethës kur për një “fije floku” motoçiklisti nuk goditet nga treni, që lëvizte me shpejtësi shumë të madhe, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë në momentet e fundit arrin të zbret dhe largohet nga shinat, kurse treni përplas dhe merret me vete motoçikletën.
Pamjet e këtij momenti rrëqethës janë bërë virale, kurse shumë përdorues të rrjeteve sociale ishin të pajtimit që kalimi i shinave duhet të rregullohet me laurë, dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet neglizhuar shenjat e komunikacionit. /Telegrafi/