Site icon Telegrafi

Tenton të ikë nëpërmjet xhamit të pathyeshëm

19-vjeçari Travis Copeland ishte dënuar me burg, por ai nuk ishte pajtuar me këtë vendim, dhe kështu ishte përpjekur të “fitonte” lirinë duke ikur nga gjyqi.

Dhe derisa shoqërohej nga policët në korridorin e gjykatës, Copeland u ishte shmangur atyre dhe kishte filluar të vraponte nëpër korridor – por kur kishte kuptuar se nuk mund t’u ikte policëve që ishin kudo në gjykatë – ai ishte përpjekur që duke thyer xhamin e dritares të arrinte lirinë.

Megjithatë, e vetmja gjë që kishte arritur ishte një përplasje me xhamin e pathyeshëm – dhe mundin që policët t’ia vinin prangat sërish dhe ta dërgonin në burg. /Telegrafi/

 

Exit mobile version