Burri me mbiemrin Liu nga Shaanxi i Kinës, ia ka dalë ta kapë për bishtaleci bashkëshorten e cila tentoi të hidhej nga kati i shtatë i ndërtesës.
Gruaja që vuan nga probleme mendore, ka ikur nga banesa dhe është përpjekur të bëjë vetëvrasje, por është arritur të ndalohet, transmeton Telegrafi.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar një njësit policor, anëtarët e së cilit e kanë kapur për ta futur brenda ndërtesës.
Gjatë intervenimin në këtë rast, një polic është qëlluar lehtë nga gruaja që refuzonte ndihmën, ndërsa nuk është shkaktuar ndonjë incident tjetër.
Pasi është dërguar për kontroll mendor, ajo pritet t’i nënshtrohet një tretmani psikologjik në mënyrë që t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/
https://youtu.be/bT0WvKCkKHw