Telegrafi

Tenton të hidhet nga ndërtesa 30-katëshe, shikoni çfarë bën zjarrfikësi për ta shpëtuar (Video)

Një zjarrfikës në Kinë ndërhyn tamam në kohë për t’i shpëtuar jetën një të riu, i cili tenton të hidhet nga një ndërtesë 30-katëshe.

Ai kishte kërcënuar të kryente vetëvrasje për shkak të disa problemeve me të dashurën e tij dhe godiste veten me një shufër hekuri.

Në video shihet momenti kur i riu sapo bëhet gati për aktin ekstrem, zjarrfikësi e kap nga pas, transmeton voa.

Fill pas kësaj, ndërhyjnë dhe kolegët e tij.