Site icon Telegrafi

Tenton të futet përmes kulmit në një shtëpi private për të kryer vjedhje, pendohet keq kur pronari i saj e vëren dhe ia “vërsul” qentë

Një person që kishte tentuar të kryej vjedhje brenda një shtëpie private, është “shqyer” nga qentë derisa po mundohej të arratisej dhe natyrisht t’i shpëtonte prangave të policisë.

Kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur qentë vërejtën një burrë në kulmin e shtëpisë të cilin po e ndiqte pronari, pasi e kishte vërejtur se kishte tentuar të kryej vjedhje në pronën e tij në Gansbaai të Afrikës së Jugut, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se ai kishte me vete një çantë me gjëra të çmueshme, duke mos specifikuar nëse ato ishin vjedhur brenda shtëpisë së publikuar në videon e postuar më poshtë.

Megjithatë pasi e kafshojnë pothuajse në të gjitha pjesët e trupit, pronari detyron qentë të largohen dhe më pas i afrohet hajnit të cilin e përplas për tokë dhe e lidh derisa në vend të ngjarjes të shfaqen policia. /Telegrafi/

Exit mobile version