Telegrafi

Tentoi të fryjë gomën derisa po digjej, por ky veprim për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë (Video)

Një moment bizar është kapur nga një kamerë amatore, ku shfaqet momenti kur një të riu i bien pantallonat në tokë në momentin kur i vë flakën një gome të kamionit.

Në një garazh diku në Brazil një burrë i veshur me të kaltër, duket se ishte nën ndikim të alkoolit në momentin kur u mundua të fryjë një gomë që po digjej, transmeton Telegrafi.

Për disa sekondave dukej se gjithçka po shkonte sipas planit, por befasisht goma shpërthen nga presioni i madh i ajrit i zhvesh pantallonat burri i cili eksperimentonte me gomë.

Ai fillimisht e kishte lyer gomën me lëndë djegëse, dhe më pas kishte tentuar të fryjë gomën e kapluar nga flaka, por jo shumë gjatë shkoi dhe e gjithë situata ndryshoi kur goma shpërtheu dhe presioni i ajrit ia zhveshi rrobat. /Telegrafi/