Një fenomen i çuditshëm ka përfshirë SHBA-në, ku persona të veshur si palaço shfaqen në rrugë natën, apo në zona periferik, duke frikësuar kalimtarët.
Autoritetet bëjnë me dije se nuk kanë munguar as sulmet nga palaço të armatosur, apo joshjet prej tyre të fëmijëve të vegjël.
Për më tepër, edhe Shtëpia e Bardhë është përfshirë në këtë histori duke iu bërë thirrje njerëzve të tregohen sa më të kujdesshëm, ndërkohë që raportohet, ndonëse jo zyrtarisht, se persona të tillë janë shfaqur edhe në ambientet e saj, transmeton tema.
Ndërkohë, në video e postuar më poshtë shfaqet momenti kur një person i veshur si palaço qëndron përpara një veture, duke u përpjekur të frikësojë një grup djemsh, por reagimi i tyre mesa duket ka qenë i papritur për palaçon.