Telegrafi

Tenton ta grabisë, ja si e ndal shitësja hajdutin (Video)

Siç shihet në videon e filmuar nga kamerat e sigurimit, një shitëse ndalon një hajdut duke u ulur sipër tij, ndërkohë që ai po tentonte të vidhte një laptop. Grabitësi rrëmben laptop-in pa e hequr nga priza dhe teksa ia mbath të largohet rrëzohet në dysheme, transmeton shekulli.

Shitësja e sheh teksa ai përpiqet të çohet dhe e rrëzon sërish duke iu ulur sipër. Ajo i mban të lidhura duart pas shpine dhe u kërkon kolegeve të telefonojnë policinë.