Telegrafi

Tenton ta fut ilegalisht 4-vjeçarin në SHBA, e hedh nga rrethoja mbrojtëse që ndan kufirin me Meksikën – autoritetet amerikane shpëtojnë vogëlushin

Një emigrant 4-vjeçar është hedhur nga muri mbrojtës që ndanë kufirin SHBA-Meksikë, para se agjentët e rojave kufitare amerikane ta gjenin dhe dërgonin për trajtim.

Mbi agjentët amerikanë ishte shtënë me armë nga ama e Meksikës, kurse djaloshin e kishin braktisur kontrabanduesit që me sa duket i kishin premtuar kalimin e kufirit në mënyrë ilegale, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë të rojave kufitare amerikan, shfaqin kontrabanduesit të varur në maje të rrethojës, duke tentuar të kalojnë në anën amerikane të kësaj rrethoje që ndanë kufirin SHBA-Meksikë.

Fillimisht shihet një fëmijët duke e lëshuar nga rrethoja që bie në tokë dhe pret instruksionet e mëtutjeshme, ndërsa i dyti bie nga lartësia më e madhe dhe duket se lëndohet kur përplaset.

E kur 4-vjeçarin tenton ta bartë kontrabanduesi, humb durimin dhe e braktis pasi e kupton se rojat kufitare po afrohen. Ai madje shtie mbi ta.

Mediat amerikane raportojnë se ai është dërguar nga autoritetet amerikane në spital për trajtim. Pas intervenimit është bërë e ditur se vogëlushi nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/