Site icon Telegrafi

Tenton ta braktisë foshnjën e porsalindur në tualetin e spitalit, kalimtarët e rastit dhe infermieret e zënë nënën e re kineze (Video)

Një foshnje e porsalindur është shpëtuar pasi është gjetur në tualetin e një spitali në verilindje të Kinës, pasi nëna e kishte braktisur.

Foshnja është gjetur nga kalimtarët e rastit të cilët kishin dëgjuar duke qarë, dhe kështu menjëherë së menjëherë vrapuan në tualet së bashku me infermieret, transmeton Telegrafi.

Raportohet se një nënë e re ishte munduar ta braktis, por ishte kapur nga kalimtarët e rastit që e panë duke vrapuar nëpër korridor.

Sipas policisë kineze foshnja kishte lindur në gjendje të mirë shëndetësore, kurse nëna e saj gjatë gjithë kohës e kishte mbajtur të fshehtë nga familjarët shtatzëninë.

Pamjet e filmuara brenda tualetit të femrave në spitalin Tianjin Third, shfaq infermieret që vrapojnë për ta nxjerrë foshnjën. /Telegrafi/

Exit mobile version