Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj të mitur, pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur 19 ditarë shkollorë nga objekti i shkollës në fshatin Besi të Prishtinës.
Në lidhje me rastin në arrati gjendet edhe një i dyshuar tjetër, mashkull.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.