Policia britanike ka arritur të gjej drogë, cigare dhe telefona mobil, pasi disa persona të panjohur janë munduar t’i kontrabandojnë me minjtë e ngordhur në një burg në pjesën jugore të Anglisë.
Mallrat që tentuan t’i kontrabandojnë i kishin futur në trupat e minjve të ngordhur, të cilëve më pas ua kishin qepur trupin për të mos i vërejtur policia.
Megjithatë edhe kjo teknikë nuk i ka shpëtuar policisë dhe gardianëve që me sukses arritën t’i konfiskojnë. Persona të panjohur kishin hedhur minjtë e ngordhur në oborrin e burgut, kurse brenda trupave të tyre kishte kanabis, marihuanë dhe pesë telefona mobil e SIM kartela.
“Ky zbulim tregon se çfarë janë në gjendje kriminelët të bëjnë vetëm që të kontrabandojnë brenda burgut drogë”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Rory Stewart. /Telegrafi/