Të gjithë pothuajse preferojnë që nganjëherë të vozisin në mënyrë paksa më të vrazhdë, por një veprim i tillë me traktor nuk është ide edhe aq e mirë.
Megjithatë, një grup të rinjsh kishin vendosur ta sfidojnë veten duke bërë “drift” me traktor nëpër rrugë, i cili për pak sa nuk ua morri jetën kur u rrokullis, transmeton Telegrafi.
Në momentin derisa po vozitnin traktorin me shpejtësi të madhe, shoferi vendosi të kthej rrotat anash, veprim ky që u kushtoi shtrenjtë pasi u rrokullis dhe disa prej tyre i zuri.
Ende nuk dihet nëse personat që i zuri poshtë rrota e pasme e traktorit janë lënduar rëndë, por një gjë është e sigurt që kurrë nuk do ta provojnë këtë vozitje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dXKawxM8ZMI