Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike kanë filmuar momentin, kur dy burra me helmeta të motoçikletës në kokë tentojnë të sulmojnë një grua dhe vajzën e saj 3-vjeçare, në mes të ditës në pjesën jugperëndimore të Londrës.
Videoja është shpërndarë nga aktorja Amanda Holden, e cila kërkon informacione të detajuara për incidentin që ka ndodhur jo larg shtëpisë së saj, transmeton Telegrafi.
Në video shihen katër burra duke qëndruar në një lagje të pasur, ku shtëpia më e thjeshtë kushton hiq më pak se 3 milionë funte.
Të veshur me të zeza dhe me helmeta në kokë, ata i afrohen një gruaje me vajzën që e mbante për dorë, dhe i kërkojnë stolitë dhe pasi që ajo refuzon t’ua jep, tentojnë ta kidnapojnë.
Megjithatë në momentin më kritik, shfaqen zjarrfikësit me kamionin e tyre që i dalin në ndihmë dhe me shkopinj të drurit dhe pajisje për fikjen e zjarrit iu vihen pas burrave.
Sipas policisë personat ishin të armatosur edhe pse në video nuk u shihen armët. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qXHRG0myfjE