Site icon Telegrafi

Tentojnë ta shesin veturën me të cilën u vra Almir Aliu (Foto)

Siç kemi raportuar, lënda e vrasjes së Almir Aliut tashmë ka marrë drejtim tjetër në prokurori, pasi që është vendosur që ky rast të mos trajtohet si vrasje, por si aksident komunikacioni me pasojë vdekjen.

Në lidhje me këtë, nesër do të mbahet një protestë në Shkup, para Prokurorisë Themelore Publike.

Nga ana tjetër, familja e vrasësit të Almirit, Bojan Iliqit, ka vendosur që të “çlirohet” nga Mercedesi që u përdor në aktin e shtypjes me veturë.

Vëllai i tij, Bojan Iliq e ka nxjerrë në shitje veturën Mercedes, qysh në fillim të muajit shkurt./Telegrafi/

Lexo po ashtu Nesër në Shkup protesohet për Almir Aliun
Exit mobile version