Telegrafi

Tentojnë ta qëllojnë artistin numër një në botë që do vijë në Duplex Premium – kush ishte i sakt?

Një shprehje e njohur thotë “Kurioziteti ka mbytur macën” po si duket po i mbytë edhe njerëzit. Lajmi se Duplex Premium po sjellë artistin më të mirë në botë mori bujë mediale, dhe si i tillë ngjalli kurreshtjen e madhe se kush mund të jetë ky artist.

Në profilin e Duplex Premium në Instagram, me qindra kanë dhënë mendimet e tyre. Drake, Tyga, Martin Garrix, DJ Snake, Eminem, DJ Khaled, janë vetëm disa nga emrat e shumtë që qytetarët kanë në mend.

Por, a thua kush po vjen? A e ka qëlluar ndokush deri tash apo jo?

Kujtojmë se Duplex Premium ka ditur gjithmonë të na befasojë kur dhe siç nuk e kemi pritur. Nuk besojmë se kësaj here do të jetë ndryshe.

Po ju, kush mendoni se po vjen? A e gjeni dot se kush është artisti numër një në botë?