Telegrafi

Tentojnë ta plaçkitin por u del hak 30 hajnave (Foto/Video)

Një video shokuese e regjistruar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur pronari i një qebaptoreje mundohet të trembë me shpatë në duar turmën e zemëruar, që përpiqeshin të plaçkitnin lokalin e tij.

Në video mund të shihet se si Mustafa Kartal mban në duar një thikë gjigante me të cilën u vërsulej sulmuesve, pasi dikush kishte shkrepur me revole para lokalit të tij, transmeton Telegrafi.

Banda prej 30 personave kishin sulmuar lokalin e tij që gjendet në qendër të Lisbonës, Portugali, duke u përpjekur ta plaçkitin.

Ata i kishin kërkuar para dhe qebapë pa pagesë, por pasi refuzoi kërkesën e tyre 35-vjeçari kapi në dorë një shpatë dhe ia drejtonte secilit që i afrohej.

Pas shumë përplasjeve, në vend të ngjarjes arrin policia që shpërndan turmën, derisa Kartal i shpëton më të keqes. /Telegrafi/