Site icon Telegrafi

Tentojnë ta plaçkitin burrin që ishte ndalur në pompë për ta mbushur me veturën, pendohen keq – kiliani i lanë me benzinë

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në një pompë të derivateve – ku katër hajna që i vërsulen një burri në pompë duket se nuk i kishin bërë mirë llogaritë.

Ata u kthyen me duar të zbrazura, e me tërë trupin e lagur me benzinë nga personi që menduan se do ta kenë më të lehtë ta plaçkitin, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi brenda pak sekondave në një pompë të derivateve në Kili, ku kamerat e sigurisë kapën momentin kur katër persona dalin nga një furgon i bardhë dhe ia mësyjnë burrit që ishte ndalur për ta mbushur veturën me benzinë.

Por, ajo çfarë i priti ata ishte sasia e madhe e benzinës që u spërkat mbi ta nga burri që reagoi me kohë, duke i detyruar të heqin dorë nga misioni i tyre dhe të largohen duarthatë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FIOAaMhujUc

Exit mobile version