Telegrafi

Tentojë të bartin me dron lëndë narkotike në burgun e Shënkollit të Lezhës

Mbrëmjen e djeshme disa persona kanë tentuar të fusin lëndë narkotike në ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë tre persona në mjetin e të cilëve është gjetur dhe sekuestruar telekomanda e dronit.

M. V. 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje, Xh. K. 25 vjeç banues në Shkodër dhe Xh. L. 28 vjeç banues në Bajze, Malësi e Madhe, Shkodër janë të arrestuarit.

Sapo kanë evidentuar dronin efektivët e policisë së burgut kanë marrë masa për monitorimin e dronit deri në uljen jashtë territorit të tij.

Menjëherë pas uljes policia ka sekuestruar dronin, në trup të së cilit ishin lidhur 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë.

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkalles së Parë Lezhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitje te narkotikeve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”. /Ora News/