Telegrafi

Tentoi t’ia vjedh veturën, ajo çfarë bëri pronarja e la pa fjalë hajnin (Video)

Një grua e guximshme në Milëaukee të Shteteve të Bashkuara, ia kishte prishur planet një hajni që tentoi t’ia vjedh veturën.

Melissa Smith 27-vjeçe ishte ndaluar në një pompë të derivateve, kur një burrë i paidentifikuar doli nga një veturë e zezë dhe u fut në veturën e saj duke shkelur pedalin e gazit, transmeton Telegrafi.

Por ai kurrë nuk kishte menduar që ajo do të bëjë diçka që do ta la pa fjalë, dhe në një moment kërceu mbi veturën e saj dhe vazhdimisht I bërtiste që të ndalet.

Duke menduar se ajo do të heq dorë, ai shkeli pedalin e gazit dhe filloi të lëviz, por këmbëngulja e saj e detyroi atë të heq dorë nga misioni i tij.

Në ato momente ai doli nga vetura e saj dhe u fut në veturën e tij duke ikur nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/