Telegrafi

Tentoi t’ia vjedh çantën turistes simpatike, pendohet keq për veprimin (Video)

Një djalë i ri ishte munduar t’ia vjedh çantën një vajze të bukur, por u pendua keq për veprimin e pamatur.

Derisa në mënyrë tinëzare iu afrua çantës së saj, atë e priste një befasi e pakëndshme, transmeton Telegrafi.

Në momentin që është munduar ta kap çantën, brenda saj gjendej koka e një njeriu i cili tërë trupin e kishte mbuluar me rërë.

Në atë moment ai ishte frikësuar aq shumë, sa që menjëherë filloi të vrapojë si i çmendur.

Por, një gjë është e sigurt që ai kurrë më nuk do të provojë të bëjë një gjë të tillë sërish. /Telegrafi/