Telegrafi

Tentoi t’ia vjedh çantën në mes të ditës në Livorno, italiania rrah brutalisht hajnin

Një vajzë e paemëruar ka rrahur brutalisht një burrë, i cili tentoi në mes të ditës në qytetin italian Livorno t’ia vjedh çantën.

Videoja e incidentit ndërkohë ka përshkuar një sërë portalesh italiane, e për këtë ka folur edhe vet protagonistja që tha se ishte vetëmbrojtje, transmeton Telegrafi.

“Kam qenë viktimë e një tentim plaçkitje. Gazetarët më lutën t’ju jap intervistë, por nuk dua të flasë për këtë situatë. Kam jetën time, dhe qëllimi im është të jem bodybuildere profesioniste. Nuk e di se kush ishte ai që më sulmoi. E di se kjo situatë më ka traumatizuar aq shumë, sa që për tri ditë nuk kam ngrënë”, shtoi ajo.

Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse policia ka arritur të identifikojë hajnin, e kjo video ka nxitur edhe shumë komente tek opinioni italian.

Shumë prej tyre shprehën mllefin se pse qytetari duhet të reagojë, kur këtë duhet ta bëjë policia. /Telegrafi/