Telegrafi

Tentoi t’ia vjedh çantën gjyshes ruse, madje e tërhoqi zvarrë nëpër asfalt – ajo për asnjë moment nuk u dorëzua

Një gjyshe rreth të 70-ve nga qytetit rus Petrovka, nuk u tremb kur një person tentoi t’ia vjedh çantën dhe e tërhoqi zvarrë disa herë nëpër asfalt – me shpresën se ajo do të dorëzohet, përkundrazi ajo qëndroi e patrembur.

Videoja e publikuar më poshtë është kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si hajni i afrohet nga pas gruas së moshuar dhe për një moment ia kap çantën, transmeton Telegrafi.

Por, ajo nuk u dorëzua duke e mbajtur me tërë forcën – e hajni e rrëzoi për tokë dhe e tërhoqi zvarrë nëpër asfalt. Megjithatë as kjo nuk i ndihmoi hajnit i cili në fund u dorëzua dhe u largua nga vendi i ngjarjes – duarthatë.

Policia ruse ka bërë të ditur se ka arritur ta identifikojë sulmuesin dhe se për këtë vepër dyshohet një 20-vjeçar, që plaçkitjen e filloi me një bast me miqtë – para të cilëve ishte zotuar se do t’ia vjedh çantën të moshuarës.

Videoja shpejt u bë virale në rrjetet sociale, ku gjyshja me çdo kusht mbrojti veten dhe nuk lejoi hajnin t’ia merr çantën. Madje ky veprim i kushtoi me disa mavijosje nëpër trup. /Telegrafi/