Telegrafi

Tentoi t’ia vinte flakën një makine, burri në Angli dogji pantallonat e tij

Një zjarrvënësit në Angli iu dogjën pantallonat aksidentalisht, derisa tentoi t’ia vinte flakën një makine të parkuar në West Yorkshire.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, Laura Hunsley 30 vjeçare nga fshati Golcar, ishte zgjuar në orët e para të mëngjesit kur gjeti të dyshuarin duke u përpjekur të hynte në një nga makinat e parkuara jashtë shtëpisë së saj.

Pasi dështoi të thyente xhamin e makinës, burri zbrazi benzinë tek automjeti.

Sidoqoftë vetëm pak çaste, ai iku nxitimthi nga vendi i ngjarjes kur pantollonat e tij morën flakë pasi i dogji ato aksidentalisht. /Telegrafi/