Site icon Telegrafi

Tentoi t’i vë zjarrin një veture, polaku e pësoi keq (Video, +18)

Një polak 22-vjeç ka ndjerë në lëkurën e tij pasojat e një veprimi të pamenduar mirë në qytetin Bengin.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të riun duke iu afruar një veture, të cilën e spërkat me lëndë djegëse që sipas gjitha gjasave ishte benzinë, transmeton Telegrafi.

Dhe në momentin që tentoi t’i vë zjarrin, pasoi një shpërthim i fuqishëm – e i riu është parë duke vrapuar i mbuluar i tëri nga zjarri.

Me të raportuar për këtë rast, policia është shfaqur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të riun që më pas është dërguar në spital për tretman.

Aty është konstatuar se ka pësuar djegie. E në anën tjetër ai po akuzohet për shkatërrim të pronës dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet me pesë vite burgim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=E0tyDsjkPX8

Exit mobile version