Telegrafi

Tentoi t’i kapërcejë rrethojat e hekurta, nxënësit i ngulet 12 centimetra në këmbë hekuri i mprehtë (Foto/Video, +18)

Një nxënës i cili ishte munduar ta kapërcejë rrethojën e hekurt kishte mbetur i lënduar rëndë, kur në këmbë iu ngul një copë 12 centimetra e gjatë e rrethojës.

Pamjet rrëqethëse të postuara më poshtë, shfaqin të riun me këmbën e ngecur në rrethojën e hekurt që iu kishte ngulur në këmbë nga njëra anë dhe i kishte depërtuar në anën tjetër, transmeton Telegrafi.

Ai po mundohej të kapërcente rrethojat e hekurta, por në një moment i kishte rrëshqitur këmba e cila i është ngulur në majën e mprehtë të rrethojës që i përfundoi 12 centimetra brenda në këmbë.

Për ta shpëtuar nga gjakderdhja e madhe, në vendin e ngjarjes kishin dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët me dara këputën rrethojën për ta trajtuar më lehtë rastin në spital.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Dailan. /Telegrafi/