Kamera e helikopterit të policisë në Florida, ka filmuar një skenë të ngjashme me ato të filmave aksion të Hollywood-it.
Pas një ndjekje mes policisë dhe të dyshuarit që po tentonte t’ju ikte me veturën e vjedhur – në një moment ai përplaset në rrethojat mbrojtëse të urës dhe pasi e kupton se nuk ka nga t’ia mbajë, kërcen në lumë nga ura.
Bryan Gray, 34-vjeç, po ndiqej nga policia dhe pasi disa tentativave për t’i shmangur, në një moment humb kontrollin mbi timonin dhe përplaset në rrethojat mbrojtëse, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh se nuk kishte nga t’ia mbante, vendosë të hidhet në lumë nga një urë 17 metra e lartë.
Tërë kjo skenë u filmua nga ajri me helikopterin e policisë, e pasi që policët arritën ta lokalizojnë – e nxorën nga uji dhe menjëherë e prangosën.
Mbi të rëndojnë disa pika të aktakuzës siç janë vjedhja e veturës, ikja nga policët dhe rrezikimi i jetës së qytetarëve në trafik. /Telegrafi/