Telegrafi

Tentoi t’i bëjë përshtypje jurisë gjatë garës, bodybuilderi rrëzohet keq derisa bën salton (Video)

Një video e publikuar të enjten në YouTube, shfaq momentin kur një bodybuilder derisa tenton të bëjë një salto gjatë garave e pëson keq – rrëzohet me fytyrë për tokë.

Garuesi duke u munduar t’i bëjë përshtypje jurisë, tentoi të bëjë një salto e cila i kushtoi shtrenjtë, transmeton Telegrafi.

Bodybuilderi derisa po reklamonte trupin e tij muskuloz mendoi se do të ishte mirë ta bëjë edhe një salto, por ky veprim i pamenduar mirë i shkaktoi mavijosje në fytyrë.

Edhe pse u rrëzua keq me fytyrë në tokë, ky djalë i ri u ngrit në këmbë për të vazhduar performancën duke u sjellë thuajse asgjë e keqe nuk ndodhi. /Telegrafi/