Një video e publikuar të enjten në YouTube, shfaq momentin kur një bodybuilder derisa tenton të bëjë një salto gjatë garave e pëson keq – rrëzohet me fytyrë për tokë.
Garuesi duke u munduar t’i bëjë përshtypje jurisë, tentoi të bëjë një salto e cila i kushtoi shtrenjtë, transmeton Telegrafi.
Bodybuilderi derisa po reklamonte trupin e tij muskuloz mendoi se do të ishte mirë ta bëjë edhe një salto, por ky veprim i pamenduar mirë i shkaktoi mavijosje në fytyrë.
Edhe pse u rrëzua keq me fytyrë në tokë, ky djalë i ri u ngrit në këmbë për të vazhduar performancën duke u sjellë thuajse asgjë e keqe nuk ndodhi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nux0hSwrV58