Telegrafi

Tentoi të vriste me armë gjahu një shtetas në lokal, arrestohet 48-vjeçari në Vorë

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale, ndërsa në pranga ka rënë një 48-vjeçar.

Shtetasi E. P., 48 vjeç është arrestuar në flagrancë pasi kishte hyrë me forcë në ambientet e një lokali në Vorë ku po qëndronte shtetasi E. P., 39 vjeç, dhe kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij, për motive të dobëta.

Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 48 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/