Pronari i një veture në Londër që ishte cak i hajnave, ka arritur ta dëgjoj dhe kap hajnin që po bëhej gati t’ia vidhte.
Ai ishte brenda shtëpisë kur dëgjoi alarmin e veturës, dhe pa u menduar dy herë vrapoi poshtë për të parë se çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.
Aty hasi te një burrë i cili kishte një helmetë të motoçikletës në kokë, i cili po mundohej t’i vidhte veturën në Chelsea në pjesën perëndimore të Londrës.
Pronari i veturës shihet i veshur vetëm me të brendshme duke i bërtitur hajnit, “nuk ke nga të shkosh”.
Raportohet se hajni ia kishte thyer njërën dritare të Mercedesit, duke e alarmuar pronarin që reagoi me kohë.
Ndërkaq, një dëshmitarë okularë ka deklaruar për Mail Online, se hajni kishte zgjedhur personin e gabuar për ta vjedhur, pasi ai kishte trup mundësi dhe dinte të rrihej.
I nervozuar me atë se çfarë i kishte bërë hajni, pronari i Mercedesit e përplas për tokë, derisa dëgjohet duke e lutur që ta lëshojë.
Por, këto lutje nuk i bënin punë, pasi ai vazhdimisht e përplaste për tokë duke ia rikujtuar se kishte zgjedhur personin e gabuar për t’ia vjedhur veturën. /Telegrafi/