Telegrafi

Tentoi të vidhte në pompën e benzinës, mbyllet brenda prej punonjësve (Video)

Russell Hadley ka hyrë për të vjedhur në një pompë benzine në Kent të Anglisë, por ka mbetur brenda pasi punonjësit ia kanë mbyllur dyert.

Plaçkitësi 32-vjeçar në fillim e shkelmoi derën, pastaj e qëlloi me bombolën për fikjen e zjarrit derisa theu xhamin, për tu larguar më pas nga një e çarë e vogël, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pas identifikimit dhe arrestimit të menjëhershëm, ai pranoi fajin duke deklaruar se gjithçka ka bërë me paramendim.

Kjo u përdor si masë lehtësuese nga gjykata, që i shqiptoi tri vjet dënim me burg, për plaçkitje të armatosur të mbetur në tentativë. /Telegrafi/