Russell Hadley ka hyrë për të vjedhur në një pompë benzine në Kent të Anglisë, por ka mbetur brenda pasi punonjësit ia kanë mbyllur dyert.
Plaçkitësi 32-vjeçar në fillim e shkelmoi derën, pastaj e qëlloi me bombolën për fikjen e zjarrit derisa theu xhamin, për tu larguar më pas nga një e çarë e vogël, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, pas identifikimit dhe arrestimit të menjëhershëm, ai pranoi fajin duke deklaruar se gjithçka ka bërë me paramendim.
Kjo u përdor si masë lehtësuese nga gjykata, që i shqiptoi tri vjet dënim me burg, për plaçkitje të armatosur të mbetur në tentativë. /Telegrafi/