Një njeri që besohet të jetë në fund të viteve të 20-ta, është fotografuar në Londër, teksa tentonte të priste me sharrë zinxhirin e një biçiklete.
Për afro katër minuta, ai ka tentuar ta këputë pjesën metalike, por nuk ia ka dalë, transmeton Telegrafi.
Me të parë se është duke u fotografuar, ai e ka mbyllur edhe më shumë kokën me kapelë dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Është e çuditshme se si ai ka dashur ta bëjë një vjedhje të tillë, në mes të ditës dhe në një vend shumë të frekuentuar. /Telegrafi/