Telegrafi

Tentoi të tallet me policinë braziliane duke vendosur një kukull në plazh, ata e kuptuan se çfarë ishte kur iu afruan – por dënuan autorin e kësaj “vepre”

Një 29-vjeçar u dënua pasi protestoi për shkak të mbylljes së plazheve, duke vendosur një kukull për t’u tallur me policët në juglindje të Brazilit – përkatësisht në Sao Paulo.

Ngjarja ka ndodhur më 23 mars në Sao Paulo, ku plazhet vazhdojnë të mbeten të mbyllura që nga 15 marsi, si pjesë e planit të qeverisë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Ankesa e policëve zyrtarisht është formalizuar të martën. E personi që u tall me ta kishte qëndruar pak metra larg kukullës, duke i filmuar policët që menduan se mund të ketë qenë ndonjë qytetar i pandërgjegjshëm që ka dalë për t’u larë.

Por kur u afruan e kuptuan se ishte një kukull e veshur si femër, e pamjet e këtij momenti janë bërë virale. Megjithatë pas intervenimit të policisë, autori i videos është arrestuar.

Ai akuzohet për shkelje të masave anti-COVID dhe për alarm të rrejshëm. U dënua me një shumë të majme të parave – duke mos specifikuar se për çfarë shumë bëhet fjalë. /Telegrafi/