Site icon Telegrafi

Tentoi të ‘shpikte’, lëndohet personi që improvizoi një mjet si armë gjuetie

Policia e Kosovës njofton se një person e kishte improvizuar një mjet si armë gjuetie, por me të pastaj është lënduar.

Rasti ka ndodhur në Badovc, të dielën në ora 17:30.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar e kishte improvizuar një mjet si armë e gjuetisë me të cilën është lënduar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë e gjuetisë kalibri nuk i dihet. Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version