Site icon Telegrafi

Tentoi të shmangte policinë, e pëson edhe më keq – përveçse u rrotullua me veturë, shoferi përfundon në burg

Ky është momenti kur një shofer i një veture Mercedes rrokulliset me makinën e tij në rreth 140 km/h ndërsa përpiqej të shmangte policinë, e cila e kishte vërejtur se ai po bënte një garë të paligjshme në rrugë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Jamil Khan, 35 vjeç, përplasi veturën e tij për një tjetër, para se të rrotullohej pasi policia e vuri re duke garuar nëpër qendrën e qytetit të Birmingham, pak para orës 11:00 të mbrëmjes, ditën e hënë, më 23 korrik të vitit të kaluar.

Ndërkohë janë pamjet e kamerave ato që tregojnë momentin e përplasjes dhe të reagimit të dëshmitarëve, të cilët bërtasin: “Oh O Zoti im, telefono policinë”.

Siç bëhet e ditur tutje, Khan pësoi vetëm lëndime të lehta nga goditja, pavarësisht se nuk mbante rripin e sigurimit. Ai javën e kaluar u burgos për 26 muaj dhe u ndalua nga vozitja për katër vjet.

Pak para aksidentit, ai shihet duke filluar një garë në një rrugë të qytetit me një BMW. /Telegrafi/

Exit mobile version