Telegrafi

Tentoi të plaçkit udhëtarët në autobus, por e pësoi keq (Foto/Video, +18)

Një burrë i armatosur i cili ka tentuar të plaçkit udhëtarët e një autobusi, duket se kurrë më nuk do të ndërmerr një veprim të ngjashëm, pasi udhëtarët e autobusit i ishin vënë pas duke e rrahur keq në mes të rrugës.

Në video mund të shihet i mbuluar në gjak njëri nga plaçkitësit e armatosur, i cili kishte kërkuar gjëra me vlerë nga udhëtarët në qytetin meksikan Ecatepec, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Burri tërheq zvarrë për flokë gruan në mes të rrugës, kalimtarët qeshin dhe filmojnë rrahjen (Foto/Video, +18)

Por kur ata u munduan të ikin nga vendi i ngjarjes, udhëtarët filluan t’i ndjekin dhe në momentin që i kapin i rrahin brutalisht, derisa njëri prej pasagjerëve ka filmuar gjithë ngjarjen me telefon mobil.

Hajni i përgjakur identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, shihet në video duke tentuar të arsyetoj plaçkitjen e dështuar duke thënë, “Dëshiroj të studioj dhe për këtë me nevojiten të holla”.

Por as arsyetimet nuk i kryen punë, pasi udhëtarët vazhdimisht e godet dhe i thotë se, “punësohu si të gjithë të tjerët dhe fito kafshatën e gojës”. /Telegrafi/