Një burrë i armatosur i cili ka tentuar të plaçkit udhëtarët e një autobusi, duket se kurrë më nuk do të ndërmerr një veprim të ngjashëm, pasi udhëtarët e autobusit i ishin vënë pas duke e rrahur keq në mes të rrugës.
Në video mund të shihet i mbuluar në gjak njëri nga plaçkitësit e armatosur, i cili kishte kërkuar gjëra me vlerë nga udhëtarët në qytetin meksikan Ecatepec, transmeton Telegrafi.
Por kur ata u munduan të ikin nga vendi i ngjarjes, udhëtarët filluan t’i ndjekin dhe në momentin që i kapin i rrahin brutalisht, derisa njëri prej pasagjerëve ka filmuar gjithë ngjarjen me telefon mobil.
Hajni i përgjakur identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, shihet në video duke tentuar të arsyetoj plaçkitjen e dështuar duke thënë, “Dëshiroj të studioj dhe për këtë me nevojiten të holla”.
Por as arsyetimet nuk i kryen punë, pasi udhëtarët vazhdimisht e godet dhe i thotë se, “punësohu si të gjithë të tjerët dhe fito kafshatën e gojës”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8x2fi3IqXtU