Një burrë që po luante me lojërat e fatit ka arritur ta nokautojë me vetëm një goditje një plaçkitës të armatosur.
Dy burra që mbanin në duar hanxharë dhe shufra të hekurta, thyen dritaret e lokalit në pjesën veriperëndimore të qytetit australian Melbourne, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur plaçkitësi me hanxhar në dorë i vërsulet një burri të moshuar, por gabon rëndë – pasi e nokauton me vetëm një goditje.
Burri që shihet në video besohet të jetë rreth të 70-ve, i cili pa u menduar dy herë e godet dhe e rrëzon në tokë dhe sikur kjo të mos i mjaftonte – fillon ta shqelmojë.
Si rezultat i veprimit të këtij burri, plaçkitësit kanë arritur të largohen duarthatë, kurse 70-vjeçari ka pësuar lëndime të lehta trupore në momentin kur është munduar t’ia largojë hanxharin nga duart. /Telegrafi/